Një aksident me 7 të vdekur është shënuar në qytetin turk të Sivas.
Furgoni me pasagjerë që po kthehej nga një dasmë u përplas nga një kamion, duke lënë të vdekur shtatë persona, ndërsa nëntë të tjerë mbetën të plagosur.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.
Kujtojmë se javën e kaluar Turqia u trondit nga dy aksidente të rënda, ku humbën jetën rreth 41 pasagjerë.