Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit të “Shqiponjave” pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në afërsi të xhamisë “Xhura”.
Mësohet se efektivi Edlir Alleshi ka qenë në ndjekje të një personi, por gjatë aksionit polici është qëlluar dy herë me pistoletë.
Efektivi i plagosur ndodhet në sallë operacioni dhe ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.