Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:41 / April 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pound
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër shqiptar, të dyshuar si anëtar të një grupi kriminal të trafikimit të parave nga Britania drejt Shqipërisë, janë arrestuar nga autoritetet britanike.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që nisën me arrestimin e një shqiptari 48-vjeç në Dover.

Përafërsisht 200 mijë paund, (rreth 235 mijë euro) u sekuestruan në automjetin e tij, i cili ishte nisur rrugës për në Shqipëri. Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, Londër, me rreth 150,000 £ në makinën e tyre.

Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent.

Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako të ndryshme. Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150 mijë paund të tjera në para. 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20 mijë në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 pound të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi. Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën, por u liruan me kusht.  22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

arrestohen britani Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.