Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Po planifikonin sulme terroriste?”/ Irani arreston 10 militantë të ISIS-it

21:51 / August 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se janë të lidhur me grupin militant Shteti Islamik (IS). Ata janë arrestuar nën dyshimet se po planifikonin të kryenin sulme gjatë riteve fetare gjatë muajit të Muharremit, që nisi më 30 korrik.

Në deklaratën e lëshuar më 4 gusht, Ministria iraniane e inteligjencës, i identifikojë të arrestuarit si “terroristë të pafe zionistë” dhe akuzoi Izraelin se i ka punësuar ata për të kryer sulme.

Kjo ministri nuk publikoi emrat e militantëve të dyshuar të IS-it dhe po ashtu nuk tha se në cilën qendër paraburgimi po mbahen.

Në deklaratën, të publikuar nga agjencia e lajmeve Fars që është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, u tha se personave të arrestuar u janë gjetur mjete shpërthyese, pajisje të komunikimit dhe armë. Arrestimet u kryen në dy lokacione, një në perëndim dhe një në lindje të Iranit. Këto operacione u kryen në tri ditët e fundit, tha Ministria e Inteligjencës.

Autoritetet në Iran thanë se ka pasur përleshje në një lokacion ku janë kryer arrestime, duke raportuar se janë plagosur dy agjentë të inteligjencës iraniane.

Në vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit të armatosur ndaj Parlamentit e Iranit dhe ndaj varrit të Ayatollah Ruhollah Khomeinit më 2017, institucionet e Iranit shpesh raportojnë se arrestojnë militantë të IS-it, para kryerjes së sulmeve të planifikuara.

arreston irani ISIS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.