Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po qëndronte në parking me çantën me hashash, si e zbuloi policia

10:59 / October 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DOZA HASHASH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar një person për prodhim dhe shitje narkotikësh gjatë operacionit të koduar “Parkingu”.

M.B ishte duke qëndruar në një parkim në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ku me vete kishte një çantë që e kishte lënë në tokë. Gjatë kontrollit policia i gjeti disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë të reja të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor “Parkingu”

Operacioni në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e shpërndjarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga personi që shpërndante lëndën narkotike.

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Parking
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.