Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po shisnin kanabis në zonën e Kamzës, policia arreston dy 22-vjeçarët dhe 1 të mitur

12:00 / October 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona të moshës 22 vjeç dhe një 17-vjeçar janë arrestuar nga policia pasi po tentonin të shisnin kanabis.

Tre të rinjtë u arrestuan në zonën e Kamzës ndërsa me vete iu gjet dhe iu sekuestrua 700 gramë kanabis si 3 aparate celular.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration”.

U kapën në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonin me qëllim shitjen në zonën e Kamzës, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen rreth 700 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se tre shtetas posedonin një sasi lënde narkotike që do ta shisnin në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë lokalizuan tre shtetasit në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 17-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

arrestohen Droge dy 22 vjecar kamez shisnin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.