Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Po tani, ku janë “miqtë” amerikanë?

21:43 / June 9, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
berisha 6 675x450 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Artur Ajazi

Çirrej e pirrej, kreu i Partisë Demokratike, “tani kemi miqtë tanë amerikanë, Edi Rama, je i mbaruar, është rradha jonë”. Kjo natyrisht para dhe gjatë fushatës elektorale. Kishin shpresë se “Trump para 11 Majit, do ti surprizonte me ndonjë sms apo telefonatë, dhe gjithçka mori fund”.

Por ardhja në pushtet në sistemin demokratik bëhet përmes votës, lirisë fjalës dhe mendimit, dhe jo përmes marifeteve, skenareve, dhe imagjinatave të shfrenuara. Shtetet ë Bashkuara të Amerikës, janë superfuqia ekonomike dhe ushtarake e botës, me demokracinë më të përparuar. Por jo “xhandari i botës”. Ky mendim ishte dikur, dhe pas 1992, ne ndjemë se kishim gabuar. Por le të kthehemi tek opozita, tek Partia Demokratike.

Ajo pas riardhjes së Berishës si kryetar partie 2 vjet më parë, u konvertua sërish në “konservatore”, dhe u vetëshpall “aleate dhe mike besnike e Donald Trump pas 4 Nëntorit 2024”. Çfarë politike, çfarë politikanësh, çfarë skenash qesharake ka përjetuar ky vend, ky popull në 35 vjet. Erdhi Xhejms Bejker, i puthëm gomat e makinës, pastaj u bë 1997, ç’nuk thamë në Parlament për amerikanët, kur ish-shefi SHIK-ut Gazidede, i shpalli ata “autorët e përmbysjes së Berishës nga pushteti”. Pastaj ngjarjet rrodhën dhunshëm, pastaj ndryshe, duke mos hamendësuar asgjë prej atyre që realiteti politik ofronte.

Berisha në 35 vjet, është bërë mik dhe armik nja 10 herë me amerikanët. Dhe nuk dihet sepse, pas 4 Nëntorit, ai u bë “mjaltë e qumësht” me SHBA-në e Donald Trump. E them këtë sepse, duke shfrytëzuar rastin dhe situatën, Berisha arriti deri atje, sa bëri paralele mes ngjarjeve që i kishin ndodhur Trumpit në SHBA, dhe atij në Tiranë. Në çdo takim, fjalim, dhe intervistë, Berisha deklaronte se “unë dhe Trump, kemi të njëjtin fat politik”.

Nisur nga kjo që deklaronte, Berisha mbushi gjithë dynjanë se “si fitoi Trump në SHBA, do të fitoj edhe unë në Shqipëri”. Aq e fortë ishte kjo “bindje”, sa arriti të marrë në fushatën ë 11 Janarit, edhe shefin e fushatës së Trump-it, LaCivita. Dalja e parë, ishte pompoze, aq sa shumë shqiptarë menduan se “Edi Rama tani humb zgjedhjet”.

Por gabuan. Taktika dhe stradegjia e Edi Ramës për fitoren ishin përcaktuar 1 vit para fushatës, dhe ishte gjithçka e qartë, në sigurinë e fitores së 11 Majit. Edi Rama, nuk bëri fushatë as me eurodeputetë, as me amerikanë, por bëri fushatën më model me shqiptarë, me socialistë dhe progresistë. Dhe rezultati dihet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Po Berisha ku i ka sot miqtë amerikanë, ku e ka La Civita-n, ku i ka eurodeputetët ? Në Shqipëri është shumë e vështirë, madje e pamundur të fitosh pushtetin, duke përdorur emra dhe figura pa asnjë lidhje me fatet dhe interesat ë shqiptarëve.

Mendoj se, edhe sikur Trump të vinte në Tiranë, dhe të dilte çdo ditë me Saliun në fushatë, humbja ë PD do të ishte ë pashmangshme. Ashtu siç fitorja e PS dhe Edi Ramës, do të ishte 100 per qind e sigurtë. Kjo le të vlejë si leksion formimi për Berishën, dhe krejt ata që besojnë sërish se “pa Saliun, ne jemi të humbur”.

amerikane Artur Ajazi Jane Miqte opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Media: Janë lëshuar 3 dronë ndaj një baze amerikane në Irak, por u rrëzuan

11:07 / June 15, 2025

Irani, këndi i lojërave të preferuara të “Mossad”

13:15 / June 14, 2025

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!

19:47 / June 13, 2025

Historia e “Checkpoint Charlie” dhe rreziku i “luftërave të qeta”

08:28 / June 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.