Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur të ri takimesh që në rrjetet sociale i ka vënë hashtagun #Potëdëgjoj. Në një videomesazh të postuar në profilet e tij, kreu i opozitës takon qytetarët ku u premton se po i dëgjon pasi e meritojnë trajtohen me dinjitet.
“Kudo ku shkoj, me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon.
Si cdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do ju shërbej dhe se gjithmonë do tju vë ju të parët”, thotë lideri i demokratëve.