Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po të ishte në burg do të ishte gjallë, pse ishte jashtë qelie natën e tragjedisë Dritan Haxholli (VIDEO)

16:19 / October 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marsida Qatja dhe te dashurit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Kavajës e kishte vendosur në masë sigurie arrest me burg Dritan Haxhollin i cili u vra disa ditë më parë pas një përleshje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas.

Prej më shumë se një muaji, Dritan Haxholli ishte në kërkim, por kjo nuk e pengoi natën e krimit të shkonte tek dritarja Marsida Qatjes. Nga dosja në ngarkim të tij, që Abc News publikon, referuar pesë neneve me vendim të datës 5 Shtator 2019, Gjykata e Kavajës caktoi arrest me burg për Haxhollin. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe prokuroria e këtij rrethi.

“Me datët 23 .07.2019 nga ana e një punonjësi të policisë së rendit publik, pranë komisariatit të Kavajës u konstatua në segmentin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, tek mbikalimi i Gosës, automjeti tip Audi me targa AA332 XT.

Automjeti ka qenë duke udhëtuar në limitet maksimale të lejuara në atë rrugë me 90 km në orë, dhe u konstatua që Audi po rriste shpejtësinë. Kur polici u bëri shenjë të ndalonte, drejtuei ndaloi. Atij iu kërkua leja e drejtimi dhe dokumenti i mjetit. Drejtuesi u prezantua si Tan Peza dhe nuk iu bind policit për tu futur brenda në makinë.

Polici njoftoi patrullën e cila do të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Por personi i perzantuar si Tan Peza ka kaluar sipër kufizuesve anësore metalike dhe është hedhur në rrugën dytësore. Nga patrullat u identifikua se ky person ishte Dritan Haxholli, thuhet gjatë shqyrtimit të provave nga Gjykata e Kavajes e cila vendosi burg për të akuzuarin”.

Nga ky moment 41-vjeçari që u përplas me armë zjarri dhe u vra me dy plumba nga polici i burgjeve Bledar Toçi duhej të ishte ne burg.

Dritan Haxholli qarkullonte pa patentë. Duket sikur asnjëherë nuk ka disponuar një dokument të tillë. Në shkresën nr 49 75/ 1 prokuroria mësoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor në Durrës, që ky njeri nuk ishte pajisur me leje drejtimi.

Në dosje, Abc News mësoi, se për të njëjtat akuza me herët Haxholli ishte dënuar dy herë me burg. Rreth një vit më parë në datë 29 .06 .2018 kjo gjykate e kishte dënuar me 5 muaj burg. Kurse në datë 20 Nëntor 2018 u dënua me tetë muaj burg.

Natën e masakrës Dritan Haxhollit nuk i hynte në punë patenta e as që në shtëpinë e Marsida Qatja ndodhej një oficer policie. Me vete kishte kallashnikovin. Pas një debati të shkurtër verbal shtiu dy herë ndaj tij, por për fat arma iu bllokua.

Dritan Haxholli Gjykata e Kavajës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.