Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po trafikoj 100 refugjatë dhe drogë”/ Telefona e fundit me kunatin dhe misteri i zhdukjes së të riut nga Berati

17:58 / October 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gëzim Kica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gëzim Kica ka humbur që prej 10 marsit të viti 2008 kur ka kryer një telefonatë të fundit me kunatin e tij. Ai e ka njoftuar se po shoqëronte një grup klandestinësh, përmes së cilëve kryente edhe transportin e drogës.

“Telefoni i tij rezultoi i hapur për 2 vite pas zhdukjes. Për vite me radhë në numrin e vëllait më përgjigjej një shtetase greke, thoshte nuk është këtu, nuk është ai që kërkoni ju”, tha në studion e Pa Gjurmë, vëllai i tij.

Nga verifikimet e kryera nga stafi investigues i emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report tv, Gëzim Kica nuk ndodhet në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit në Greqi.

Por cili është rrugëtimi i të riut nga Berati, nga rruga drejt Greqisë, ushtria në Bunavi dhe rikthimi në paligjshmëri!

32-vjecari Gëzim Kica u nis nga Berati me destinacion Greqinë në vitin 2006. Bashkë me të vëllainë Oltin u nisën nga mali për të kaluar ilegalisht kufirin drejt tokës helene, kur Gëzimi ishte vetëm 22 vjeç. Me të mbërritur të dy nisën punë në ndërtim. Pas 9-muajsh Gëzimi i thotë të vëllait se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë. Olti qëndron në Greqi për të vazhduar punën, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Merr në telefon të vëllanë duke i thënë se i duheshin para për pasaportën dhe se ndodhej në Berat. Olti i dërgon 100 eurot përmes bankës. Mbas disa javësh Gëzimi rikthehet në Greqi, ku kishte dhe shtëpinë me qira në Janinë, pasi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe më pas i shpërndante nëpër fshatra, ku kishin kontaktet e tyre. Gëzimi pikaset dhe përfundon në burg. Dënohet me 45 ditë burg në Prevezë.

Më pas del nga burgu me detyrim paraqitje. Kthehet në Shqipëri në muajin Janar të vitit 2007, ndërsa i kishte ardhur letra për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Nuk e përfundon shërbimin ushtarak në Bunavi të Vlorës, por rikthehet përsëri në rrugën e nisur më parë, trafikun e klandestinëve në Greqi. Për të gjitha lëvizjet e tij flet vetëm me të kunatin, Taulantin. Gëzimi bashkë me grupin e klandestinëve transportonte edhe drogë, kundrejt parave. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, duke i pohuar kunatit të tij, se jetonte bashkë me një shok.

Në telefonatën e fundit më 10 mars të vitit 2008, Gëzimi i thotë Taulantit se po shoqëronte një grup prej 100 refugjatësh. Që nga ky moment nis kalvari i gjatë i kërkimeve dhe pritjeve në gjurmët e 32-vjecarit, që sot rezulton i humbur.

Gëzim Kica trafik klandestinësh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

DASH njofton ratifikimin e huasë 302 milionë dollarëshe për Shqipërinë, ministri Nufi: Votë besimi strategjike nga SHBA

14:11 / August 4, 2026

Spahiu: Disa kryetarë bashkish pa banorë, e duan kolltukun aq sa të shpallin pavarësi nga Shqipëria

13:26 / August 4, 2026

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

12:54 / August 4, 2026

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.