Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet i riu në Gjirokastër

10:30 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafik klandestinesh1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës vijon operacionin e koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një shtetas, i cili në muajin mars tentoi të transportonte me automjetin e tij, 16 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në kuadër të operacionit policor “Road Guard”, kanë ndaluar shtetasin S. S., 25 vjeç, banues në Tepelenë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i ngjarjes së ndodhur në datën 11.03.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip furgon, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. S. u gjetën 16 emigrantë të paligjshëm, të cilët ky shtetas do t’i transportonte kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.