Makina e burgut në Elbasan teksa ka qenë duke transportuar një të burgosur ka aksidentuar një person që ka qenë duke levizur me një karrocë me lopën e tij që nuk ka mundur të mbijetojë nga përplasja.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet e para thonë se ambulanca ishte duke transportuar një të burgosur drejt urgjencës së Elbasanit, ç’ka ka sjellë dhe përplasjen.
Ende nuk dihet kush është i burgosuri që po transportohej, ndersa policia ka krijuar perimetrin e sigurisë.
