Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Po vidhet asfalti, rrugë njëkalimshe’/ Rama- kritikëve: Mos bëni sikur s’e keni parë botën! Shikoni Italinë, Francën e Zvicrën!

17:29 / April 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për cilësinë e rrugëve që po ndërtohen nga qeveria e drejtuar prej tij!

Ai bën një krahasim me rrugët të disa prej vendeve të Europës, siç është Franca, Italia dhe Zvicra, duke vënë theksin se rrugët që po ndërtohen në Shqipëri nuk kanë as më shumë e as më pak se qytetet europiane.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Vijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë e Programit tonë Kombëtar të infrastrukturës në zonat rurale, ku jemi fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.

Bashkëlidhur disa foto rrugësh rurale, në Itali, Francë e Zvicër, thjesht për të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit.

Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…

Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme:

E para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive! E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…

Të gjitha ato punë të nisura e të mbetura në rrugë, vazhduan më pas, me shumë vështirësi, jo vetëm financiare dhe këtu vjen e dyta: Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin, sa për një shembull se ka plot, ku s’kishte as studim gjeologjik e ku projekti ishte një paçavure e vërtetë, gjë që solli rrëshqitje masive, bllokime, riaplikime për financim e vonesa pafund…

Sa për rrugët rurale pastaj e kotë të flasim, shumica atyre të bëra asokohe janë bërë pluhur në pak vite dhe projektet tona, përgjithësisht, bëhen mirë e zbatohen mirë. Por patjetër që ka ende shumë për të përmirësuar nga ana jonë, pasi krahasimi me të kaluarën nuk na mjafton fare, ndërkohë që duam të matemi me standartet europiane dhe prandaj edhe ka plot për të kritikuar edhe sot. Po ama, kantieret e Shqipërisë tanimë kanë vërtetë lezet, kur sheh si projektohet, si punohet e si realizohet një projekt. Për këtë mjafton të duash të shohësh dhe nuk duhet ndonjë dashamirësi e madhe për të bërë dallimin si dita me natën. E ke inat po jepi hakun, thotë Populli.

  • 1597245119 11111
  • 46ec6dbc f7a4 4ceb 8792 81c114585341
  • 458deac7 72fc 4a61 a7cc 632cba618a78
  • 2d0afe1f 2a26 493f a465 569c1c2cc303
  • 02aed341 505c 4fe7 8322 d2a84fdf62f8
  • e1bbae77 6b48 4c72 9146 ff73c5d6e226
  • 44be4409 375a 4a9c 9964 06f789041cff
  • 63300b5f 2628 45e1 9f7e e838d531daf7
  • 1687d701 651f 410a 8671 ab65b11bbe6e
  • 2fc139b5 6129 488a ab3f 288cbddadc66
  • 89137f42 7237 4ded b448 6adf38d6f3bf
  • 22c2c325 3e94 4220 891f 6cfc880e31ab
  • 29301ec2 d3d5 4aa1 8b89 ae2fb1635835

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 2026

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.