Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pogradec/ Policia procedon penalisht 5 peshkatarë të cilët kapën peshkun e ndaluar nga Ministria e Bujqësisë

12:55 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 04 11 at 13.47.28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Pogradecit ka nisur një hetim ndaj pesë peshkatarëve në këtë qytet. Ata janë kapur në liqenin e Ohrit, në Pogradec, duke peshkuar në kundërshtim me ligjin, një sasi peshku (i llojit klen) i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t’u peshkuar në këtë periudhë kohore.

Dy prej peshkatarëve kanë kërcënuar edhe inspektorin e peshkimit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i peshkimit të paligjshëm. Në kuadër të operacionit “Liqeni”, u proceduan penalisht pesë peshkatarë, dy prej të cilëve kanosën për shkak të detyrës, inspektorin e peshkimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit, në kuadër të operacionit “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë së peshkimit të ndaluar filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasve:

– E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec;

– M. J., 34 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec;

– E. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;

– A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;

– E. P., 32 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Shtetasit e lartpërmendur, janë kapur në liqenin e Ohrit, në Pogradec, duke peshkuar në kundërshtim me ligjin, një sasi peshku (i llojit klen) i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t’u peshkuar në këtë periudhë kohore. Gjithashtu dy shtetasit E. P. dhe M. J., kanë kanosur për shkak të detyrës, inspektorin e  peshkimit O. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte duke kryer inspektimin e liqenit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku i ndaluar për t’u peshkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Peshkimi i ndaluar”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.