Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Polakët në votime, zgjedhjet më të rëndësishme prej komunizmit

10:38 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Poloni janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje. Popullistët, që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se partia nacionaliste Ligji dhe Drejtësia (PiS) do të marrë më së shumti vota, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës, çka potencialisht mund t’i rrisë shanset për opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Rreth 29 milionë banorë kanë të drejtë vote në këtë vend anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Një fitore eventuale e partisë PiS do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën dhe do t’i rrisë shqetësimet për lirinë e mediave dhe të drejtat grave dhe migrantëve. “Ne jemi në BE, ne duam të qëndrojmë aty, mirëpo në një BE me shtete sovrane”, ka thënë lideri i partisë PiS, Jaroslaw Kaczynski, në një tubim zgjedhor të premten.

Tusk, në anën tjetër, u ka thënë mbështetësve në tubimin e fundit se PiS ka “plane sekrete” për t’u larguar nga BE-ja, dhe se kjo parti, sipas tij, “është duke e çuar vendin në drejtim të gabuar”.

“Kjo është dita më e rëndësishme në historinë e demokracisë sonë, prej vitit 1989”, ka thënë Tusk. “Ne do të votojmë që Polonia të jetë në Bashkimin Evropian. Polonia është në zemër të Evropës”, ka shtuar ai. PiS është zotuar se do t’i çojë përpara reformat kontroverse në gjyqësor, të cilat beson se synojnë çrrënjosjen e korrupsionit, mirëpo të cilat në BE shihen si dëmtuese të demokracisë.

Këto përplasje kanë rezultuar me fonde të ngrira të BE-së për Poloninë, në vlerë të miliarda eurove. Fushata është karakterizuar me sulme personale ndaj Tuskut nga partia në pushtet, e cila e ka akuzuar atë se po punon në interes të Gjermanisë, Rusisë dhe BE-së. PiS e ka ashpërsuar retorikën edhe kundër migtantëve, pasi kryeministri i deritashëm Mateusz Morawiecki, ka thënë se shteti duhet të mbrohet kundër migrantëve ilegalë “që nuk kanë respekt për kulturën tonë”. Shumë votues janë shprehur të zemëruar nga ndasitë dhe tonet e ashpra që e kanë përcjell këtë fushatë. /REL/

polonia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.