Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Polaku Swiderski pranon fajin: Gabova me tifozët shqiptarë, ndikuan emocionet e golit

17:45 / October 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polak 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autori i golit të Polonisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë pranon se gaboi që shkoi duke festuar pranë tifozëve shqiptarë, por këtë e bëri nën efektin e emocioneve dhe jo për të provokuar.

Karol Sviderski ishte heroi i polakëve, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77-të. Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur prej tij.

Futbollisti polak, i rrëmbyer nga emocionet, zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar, pasi tifozët shqiptarë menjëherë reaguan duke hedhur shishe në drejtim të tij.

Megjithatë, Sviderski merr përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve. Në intervistën e dhënë për “Polsat Sport” autori i golit shprehet se vrapoi në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar, por kjo ndodhi vetëm për shkak të emocioneve dhe jo me qëllim.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”, – tha Karol Sviderski, duke marrë një pjesë të fajit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.