Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policët 10 muaj pa marrë dietat/ Rrëfimi i efektivit në detyrë: I paguajmë vetë shërbimet

19:53 / November 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
police
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e policisë së shtetit prej më shumë se 10 muajsh nuk marrin dietat që nënkupton pagesat për shërbimet e kryera jashtë rrethit ku jetojnë.

Top Channel ka intervistuar një punonjës të një njësie elit në policinë e shtetit i cili tregon situatën në kushtet e anonimatit.

Polici: Për orët shtesë paguhemi, por dietat kemi mbi 10 muaj që nuk i marrim…

-Çfarë janë dietat?

Polici: Pagesat që marrim kur bëjmë punë jashtë rrethit. I paguajmë nga xhepi ushqimin dhe hotelin kur shkojmë me shërbim. Varion nga 20 deri në 50 mijë lek dita.

Duke qenë se paga e një inspektori të thjeshtë është rreth 500 mijë lekë kostot e shtuara për kryerjen e punës i vështirësojnë jetesën. Puna vështirësohet edhe më shumë për shkak të ngarkesës së krijuar nga largimi i shumë punonjësve të policisë.

Polici: Në këto 2 muaj kanë ikur 6 shokë të mi e kanë lënë policinë. Kryesore për ikjet është pagesa.

Zhgënjimet e përjetuara në më shumë se 10 vite karrierë e kanë detyruar punonjësin e policisë elitë të mendojë largimin

Polici: E kam pasur pasion punën, por nga zhgënjimet më është zbehur dhe po mendoj seriozisht largimin nga policia. Paga e ulët, mosmarrja e dietave dhe vendosja e lekëve nga xhepi ta zbeh dëshirën. Edhe urdhërat që tejkalojnë kompetencat janë një arsye. Në polici po nuk pate mikun nuk bën karrierë. Kam konkuruar, kam fituar e më kanë spostuar. / TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.