Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policët kallëzuan penalisht Pjerin Ndreun, Rama paralajmëron kryebashkiakun: Nuk do ia hedhësh lehtë

13:35 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjerin ndreu edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë konferencës së tij për mediat kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur dhe me kallëzimin e policëve ndaj kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu.

“Kur vjen puna për ofendimin e policisë, askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund tia hedhë lehtë pa u përballur me ligjin, ofendimi i policisë. Por, policisë i bëhet dhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm, i përditshëm kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë më i madh se sa ofendimi individual i një personi, sepse ai zgjidhet, është aty, i drejt për drejtë, është në shkelje të etikës dhe ka proces. Unë do shqetësohesha nëse policia apo strukturat përkatëse nuk do kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë të përgjigjen për gabimet e tyre. Rëndësi ka që në këtë rast nuk kemi tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një punonjës policie”, tha Rama.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është kallëzuar penalisht në Prokurori, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit. Punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.

Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në Komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal, në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar të ushtrojnë detyrën, me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në subjektin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.