Policia ukrainase ka kryer një megaoperacion anti-prostitucion, ku u bastisën 22 prona, përfshirë nëntë sallone që dyshohej se përdoreshin për veprimtari ilegale në Kiev.
Oficerët poshtëruan punonjësit e seksit, duke filmuar dhe publikuar në media momentin kur ato u arrestuan.
Autoritetet deklaruan se pamjet e filmuara do të përdoren si pjesë e një fushata anti-prostitucion.
Megjithatë, pamjet tronditëse që tregojnë disa vajza të reja duke qarë, teksa përpiqen të fshehin fytyrat e tyre, kanë shkaktuar mjaft reagime në opinionin publik.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 50 punonjëse seksi, si dhe tetë persona që ishin të përfshirë në administrimin e disa bordellove.
Oficerët arrestuan gjithashtu gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin përgjegjës për lidhje me klientë të mundshëm përmes kontaktit në internet dhe thirrjeve telefonike, si dhe gra të reja të rekrutuara nga një burrë i quajtur ‘Timur’, i cili dyshohet se menaxhonte gratë e rekrutuara.


