Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës. Redin Caushaj, 28-vjeç u qëllua me thikë nga Thodhori Mërkuri. Efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr që po ndodhte mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë, mbrëmjen e së martës. I riu mbeti i plagosur i rëndë dhe u dërguar për mjekim në spital. Kolegët e tij, efektivë policie dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë 28-vjeçarit. Bëhet me dije se ka kaluar rrezikun për jetën, por ka marrë dëmtime të shumta.
Postime te ngjashme
Add A Comment
