TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Kryebashkiaku i Mykolaiv thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

23:42 / June 24, 2022

Gjermani/ Kryebashkiakja e Berlinit bie viktimë e mashtrimit digjital me video të rreme

23:38 / June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Polici i dhunuar në Gjirokastër: Cilët janë ata që i ngritën pritë? Identifikohet njëri prej autorëve

10:53 / June 10, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një efektiv policie është dhunuar një ditë më parë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Efektivi Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-së Gjirokastër, ushtron detyrën në pikën kufitare të Sopikut. 

Ai është goditur në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës. Muho është dërguar në spital në gjendje të rënduar ku dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Burime bëjnë me dije se Muho është konfliktuar verbalisht me tre persona, bashkëfshatarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës.

Debati mes palëve kishte nisur një ditë më parë dhe ka vazhduar drejt përshkallëzimit deri në përballje fizike dhe dhunim të personit edhe ditën e djeshme, kur personat janë takuar në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Tre personat dhunues, që duket se e kishin parapërgatitur ngjarjen, e kanë goditur efektivin me levë hekuri dhe bishtat e kazmave, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar mbi arsyet e vërteta të ngjarjes dhe përplasjes mes palëve, por burime për “Panorama” pohojnë se efektivi ka pohuar si shkak një konflikt të vjetër pronash.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e dyshuar, shtetasin G. Zh. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat ngritën pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

“Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë”, sqaroi Policia.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Klodiana Lala i bën pyetjen e papritur Ervin Karamuços, eksperti i kthen përgjigjen epike: Ty nuk të lejohet të mos e dish këtë gjë

22:50 / June 24, 2022

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Po ‘fluturonte’ me 190 km/h, makina inteligjente kap ‘mat’ shoferin në By Pass-in e Fierit

22:25 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Barometri i Ballkanit për vitin 2022, Bregu: Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve se vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së

21:32 / June 24, 2022
Te fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.