Një efektiv policie është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.
I ndjeri, Gj.L., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e çoi policin të ndërmerrte aktin ekstrem.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.