Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Polici përplas për vdekje 17 vjeçarin, shteti i kërkon nënës 183 euro për pastrimin e gjakut në rrugë

10:15 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
7623422 10133653 davide pavan incidente ucciso poliziotto ubriaco conto pulire sangue oggi 10 9 2023
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

17-vjeçari Davide Pavan ishte duke u kthyer në shtëpi me skuterin e tij, kur u përplas për vdekje nga një makinë policie. Pas aksidentit të ndodhur më 8 maj 2022, u bë testi i alkoolit të policit dhe rezultoi që ishte pozitiv me alkool. Nëna e tij, Barbara Vedelago përveç dhimbjes së madhe që prindërit po përjetonin atë kohë, ata u përballën edhe me një të papritur tjetër, të cilët në fillim menduan se ishte thjesht një shaka e keqe. Një faturë i erdhi në shtëpi e cila i kërkonte të paguanin 183 euro për pastrimin e vendit ku ndodhi aksidenti, nga gjaku dhe nga papastërtitë e tjera.

Praktikisht familja e të riut të vrarë duhet të paguante nga xhepi i saj për pastrimin e vendit ku humbi jetën Davide. Jo vetëm kaq, por disa ditë më parë polici ra dakord për një marrëveshje e cila kërkonte pranimin e fajit dhe dënimin me tre vite e 6 muaj burg.

“E di mirë që edhe po të kishte shkuar në burg ai polici, nuk do ta kisha kthyer djalin, por mendoj se ligji, është ende shumë i butë ndaj atyre që shkaktojnë një aksident. Por i gjithë sistemi është i gabuar dhe fatura e pastrimit është vetëm një nga shumë episode. Në këta gjashtëmbëdhjetë muaj, unë, im shoq dhe vëllai i vogël i Davides jemi ndjerë të braktisur, sikur dhimbja jonë të mos kishte rëndësi”, shprehet nëna e Davide.

Davide Pavan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Bletët sulmojnë qytetarët në Francë, 24 persona përfundojnë në spital

20:18 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.