Një fugon me klandestinë është ndjekur nga policia në pikën kufitare të Morinës pas një operacioni për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit të policisë. Ata kanë dalë nga fugoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë.
Mësohet se një i ri egjiptian ka mbetur i plagosur me armë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria e Kukësit ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës nga policia dhe ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë K. B. për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.