Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia arreston grabitësin serial i cili terrorizoi një familje në Tiranë

11:29 / May 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabites
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”. N♪ kuadër të tij u vu në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet se vodhi me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohte disa bizhuteri në një banesë.

I arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.

Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Vihen në pranga 3 poseduesit e saj.

Sekuestrohen dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– T. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

– M. F., 44 vjeçe, O. F., 24 vjeç dhe A. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi T. N. është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi T. N., gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases M. F., e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin T. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F. dhe i dy djemve të saj, shtetasve O. F. dhe A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.