Policia ka arrestuar në Klos të Matit Ajet Lleshin i cili sot plagosi me thikë mamanë e tij.
Lleshi ka pohuar se qëlloi ndaj nënës së tij sepse ajo vite më parë i vrau me armë babain.
Safie Sina kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë.
Mësohet se ajo duke ikur për te nëna e saj në Institut është ndeshur me të birin në rrugë. Ky i fundit e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.
