Policia e Beratit ka ndaluar tre të rinj që kanë dhunuar barbarisht një 30-vjeçar . Në një komunikatë, policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 Shtatori”, ku është dhunuar shtetasi me iniciale N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas.
I riu ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e dhunës së mashirshme u publikuan sot në media nga një banor i qytetit, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë.
Komunikata e Policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:
• F.G, 17 vjeç,
• J.B, 23 vjeç,
• K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.
Lexo edhe: Berat/ I riu masakrohet me grushte e shkelma në mes të rrugës, askush nuk ndërhyn
