Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendet që nuk lejohet, do ju vëmë gjobë ose bllokojmë makinën

13:08 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
264088653 2317133388469760 2090734048942767916 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të festave të fundvitit kur vihet re një fluks i shtuar i automjeteve nga jashtë, Policia Bashkiake iu bën një thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Përveç shoferëve që vijnë nga jashtë, policia apelon edhe banuesit e Bashkisë së Tiranës. Në rastet kur mjetet janë parkuar në vendet që nuk lejohet parkingu, polica thotë se do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet ose do merret karrotrrec.

“Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policia Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistikën rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.

Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqja me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve”, shkruan Policia Bashkiake.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.