Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka reaguar pas një videoje të publikuar në disa media dhe rrjete sociale, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Mat. Shtetasja V.R në fshatin Bushkash të Matit ka tentuar të pengojë punonjësit e IMT, për të mos prishur murin.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media dhe rrjete sociale, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Mat, ju informojmë se;

Pretendimet e shtetases V.R., janë të pavërteta, pasi nuk është dhunuar nga asnjë efektiv Policie. Theksojmë se Policia e Matit, ka qenë në mbështetje të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Mat. Shtetasja V.R ka tentuar disa herë të pengojë punonjësit e IMT, të bashkisë Mat për të mos prishur murin, por në asnjë moment punonjësit e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje, por i kanë dhënë ndihmë duke e çuar në Spital kur ka pretenduar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Po në lidhje me këtë rast, në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë i kanë marrë deklarim shtetasit L.R., vëllait të shtetases V.R., i cili nuk ka shprehur asnjë pretendim ndaj veprimeve të Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin dhe transparencën me median dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin e medias që për çdo rast ku atakohet puna e Policisë, të kërkojnë sqarime në strukturën përgjegjëse për Komunikimin me Median e Publikun në DVP Dibër.

dhunim mat Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.