Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Dubait i gjen shqiptarit në shtëpi 8 miliardë lekë: I kam për shpenzime ditore!

11:06 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dubai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një eksponentë i njohur i botës së krimit, nga Shqipëria, është ndaluar nga autoritetet në Dubai dhe policët në zbatim të ligjit janë detyruar t’i kontrollojnë shtëpinë. Por kur kanë mbërritur atje, policët janë çuditur nga ajo që kanë gjetur.

8 milionë euro ose 8 miliardë lekë shqiptare i janë gjetur cash shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se tashmë është i lirë në vendin e konsideruar si “Perla e Gjirit”.

Këtë detaj e ka treguar gazetari Eni Ferhati, i zbuloi për Euronews dhe se çfarë u kishte thënë shqiptari policëve të Dubait.

“Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash, atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete. Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë”, është shprehur Eni Ferhati.

Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet.

Së fundmi, Policia Shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet në Emirate kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Durim Bami, i cilësuar si “i forti” i Niklës.

Me interes pritet vendimi që do të merret pas 30 ditësh në paraburgim, nëse Dubai do të lejojë ekstradimin e Durim Bamit përmes procedurës me deportim, apo do t’i ofrojë atij lirinë dhe një jetë mes luksit në Perlën e Gjirit.

eni ferhati Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.