Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia e kërkonte për 31 përdhunime dhe vrasje, vrasësi serial u shfaq i qetë në konkursin televiziv

15:42 / March 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vrasës serial, mori pjesë në një konkurs të njohur televiziv, teksa policia e Francës po kërkonte për akte të rënda vrasjeje e përdhunimi. Francois Verove ishte shfaqur si konkurrent në quiz-in e njohur francez ”Tout le monde veut pendre sa place” (Të gjithë duan ta zënë atë vend) në 2019, teksa qeshte e bënte shaka me prezantuesin duke iu përgjigjur pyetjeve të njohurive të përgjithshme.

Vrasësi dukej i relaksuar teksa bisedonte me prezantuesin Nagui Fam madje mori dhe duartrokitje nga audienca në studio. Por ish-polici nuk ishte qytetari i zakonshëm që donte të dukej, pasi i largohej autoriteteve prej shumë vitesh për krimet e tij në jug të Francës.

E vërteta e shëmtuar e 59 vjeçarit u mësua vetëm pas vetëvrasjes së tij në 2021 kur policia e bëri të dyshuar për 31 përdhunime dhe vrasje në Paris. Policia kishte publikuar një skec që i ngjante shumë kriminelit dhe kishte sinjalizuar se autori mund të ishte një oficer policie.

Mes krimeve të tij në një periudhë 10-vjecare deri në 1994, Verove ka përdhunuar dhe vrarë një adoleshente të quajtur Cecile Bloch, në Paris, ka vrarë teknikun e aviacionit Gilles Politi, 38 vjeçar, si dhe 20 vjeçaren gjermane Irmgard Müller, thane prokuroret.

Ai besohet se ka mbytur për vdekje një çift në zonën qendrore Marais të Parisit në 1987. Verove, ish-anëtar i xhandarmërisë që më pas u bë oficer policie, e më pas kësilltar bashkiak në jug të Francës. Pas hetimeve të gjera mbi krimet, në shtator 2021 atij iu dërgua thirrja për të dëshmuar por pak më vonë u shpall i zhdukur nga bashkëshortja dhe fëmijët. Ai vrau veten në një apartament të marrë me qera në fshatin mesdhetar Grau-du-Roi, ku në një letër për gruan e tij pranonte krimet.

Francois Verove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua

21:50 / August 22, 2026

Kurti kërkon hapjen e plotë të urës mbi Ibër, dështon takimi me KFOR-in

21:34 / August 22, 2026

Putin paralajmëron: Ukraina ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me sulmet e fundit

18:09 / August 22, 2026

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

12:50 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.