Policia e Korçës ka gjobitur katër persona me nga 50 mln lekë secilin. Siç shihet dhe në fletën e publikuar, efektivët kanë gjobitur katër të rinj, të cilët kanë organizuar protestën e sotme pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Në total, katër organizatorët, do të duhet të paguajnë gjobën prej 200 milionë lekësh të vjetra. Organizatorët e protestës gjithashtu janë proceduar nga policia, pasi akuzohen se kanë shkelur masat anti-covid.
Fleta e gjobës:

Protesta masive që u zhvillua sot në Shqipëri, kishte vend edhe në Korçë. Dhjetëra të rinj u mblodhën para bashkisë së Korçës dhe e goditën atë me sende të forta. Si pasojë e përplasjeve u lëndua një efektiv.
