Policia e Kosovës ka sekuestruar një fuoristradë luksoze Range Rover në Doganën e Vërmicës, teksa ka qenë duke kaluar kufirin nga Shqipëria. Mjeti drejtohej nga një shtetas me inicialet U.R dhe i lindur në vitin 1992.
Gjatë kontrollimit të mjetit Range Rover dhe numrit identifikues të tij, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri”, thuhet në njoftim.