Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Kurbinit përgënjeshtron Berishën: Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit

13:17 / February 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kurbin 7455
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha denoncon se policia ka bashkëpunuar në atentatin në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh ndërsa u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi. Policia e Kurbinit përgënjeshtron Berishën. ”Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit”.

Postimi i plotë

Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamera nga biznesi i shtetasit Ardjan Gjeloshi dhe nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambientet e këtij biznesi.

Mëngjesin e sotëm grupi i posaçëm hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pamjet filmike të regjistrura nga kamerat e biznesit të këtij shtetasi dhe vijon të sekuestrojë çdo pamje filmike në itinerarin që dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, pamje të cilat do t’i shërbejnë grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform procedurave ligjore dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh keqardhje për këto aludime dhe akuza, që kanë për qëllim denigrimin e drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët karakterizohen nga integritet i lartë moral dhe profesional. Ftojmë mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe të çdo paligjshmërie që konstatojnë, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Ardjan Gjeloshi Policia e Kurbinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.