Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia e SHBA-ve në gatishmëri/ Mbahen në vëzhgim grupet ekstremiste që mund të kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve

21:42 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetasit amerikanë po votojnë sot për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Donald Trump dhe Joe Biden. Ndërkohë sipas “USA Today”,  mes frikës për dhunë gjatë zgjedhjeve, policia dhe ekspertët po vëzhgojnë dhe grupet ekstremiste.

Presidenti Donald Trump, ka bërë thirrje për një ushtri, e cila duhet të vëzhgojë sondazhet për të siguruar zgjedhjet e ndershme. Ndërkohë, grupet ekstremiste të krahut të djathtë kanë sinjalizuar se po planifikojnë t’i binden thirrjes së tyre. Po ashtu edhe grupet e krahut të majtë janë zotuar të përballen me pjesën tjetër, për të cilët besojnë se kanë ndikuar në vota.

Grupet ekstremiste po planifikojnë veprime në shtetet kyçe, duke përfshirë Michigan, Pennsylvaninë dhe Wisconsin. Këto shtete, së bashku me Georgia dhe Oregon, përballen me rrezikun më të lartë për përplasje mes grupeve të armatosura.

Kreu i një grupi ekstremist të krahut të djathtë në Georgia ka thënë se ai ka shokë gati të ndërhyjnë nëse raportohet për ndërhyrje.

“Ne nuk duam të frikësojmë askënd dhe nuk kemi lidhje me asnjë parti politike, por nëse zbulojmë mashtrim, kemi djem në gatishmëri dhe nëse do të duhet të mbyllim një zonë, do ta bëjmë,”- ka thënë Justin Thayer njëri prej tyre.

Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin. Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.

ekstremiste gatishmeri policia shba
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.