Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia fut “në rreth” 48-vjeçarin, sekuestron 46 kg kanabis

10:03 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit bën të ditur se janë sekuestruar një sasi prej 46 kg kanabis sativa, ndërkohë që në sajë të operacionit të koduar “Rrethi” ka vënë në pranga një 48-vjeçar nga Fushë Kruja.

Policia kishte siguruar informacione se ai ishte duke transportuar me makinën e tij sasinë e drogës nga Fushë Kruja për në lagjen e Plazhit në Durrës, ku dhe u arrestua.

NJOFTIMI I PLOTE

Durrës

Policia e Qarkut Durrës godet një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Rrethi”.

Sekuestrohen rreth 46 kg lëndë narkotike.

Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.