Një autmojet tip “Benz” është sekuestruar sot nga Policia, ndërsa dyshohet se ai është braktisur nga tre grabitësit e bankës së Koplikut. Makina u gjet në zonën e quajtur Shegan në afërsi të Liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin me Malin e Zi.
3 autorët e grabitjes së armatosur e kanë përdorur këtë makinë për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes pasi morën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra në bankën e nivelit të dytë në Koplik.
Grabitësit kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët kurse në dalje të qytetit dogjën mjetin.
Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën Benzin dhe mësohet se u larguan në drejtim të Hanit të Hotit. Tashmë makina është gjetur afër kufirit me Malin e Zi që ngre dyshime se ata mund të jenë larguar në shtetitn fqinj.
