Në qytetin e Peshkopisë një magazine e një biznesi, ku mbaheshin qindra koli fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen.
Në këtë ambient u kap shtetasi E.I, 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
