Një ditë pasi u liruan 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish.
Marinari rus Grigory Gorbunov ka pasur në celular materiale pornografike me të mitur.
Në celularin e Grigory Gorbunov janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe foto video që faktojnë aktivitetin e tij kriminal të pornografisë me të mitur.
Anija u largua bashkë me 13 marinarët e tjerë, ndërsa shtetasi rus ndodhet ende në Shqipëri në paraburgimin e Durrësit.