Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje që nuk e lejon organizimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare. Berisha tha se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë.
“Policia njoftoi dje se mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit lidhur me ketë njoftim i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se kushtetua nuk njeh kufizimin për protesta dhe liritë e qytetarëve. Ka një vendim të GJK në të cilin ajo thotë se protestuesit nuk kanë asnjë detyrim t’i drejtohet dhe njoftojë policinë. Së treti, policia, ose Edi Rama po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve. Komisioni Evropian për të qartësuar pozicionin evropianë në raport me të drejtën e qytetarëve të BE kërkoi që. Ai refuzimi është nul, i paqenë, tregon fytyrën e vërtet të regjimit që është i tmerruar që në datë 6 dhjetori do mbushë bulevardin si kurrë më parë. do vërshojnë të gjithë at që ëndrrën evropiane e kanë ëndrrën më kryesore për të ardhmen e tyre. në datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata që shohin vlerat europian si vlerat më të çmuara”, tha Berisha.