Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia i vë kusht shqiptarit që u kap me drogë në Angli: Dorëzo paundët ose 10 muaj burg

11:50 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 JS247737850
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri shqiptar, i arrestuar disa muaj më parë nga policia në Coventry të Britanisë së Madhe pasi autoritetet i kapën një sasi droge dhe parash cash në shtëpinë e tij, do të duhet të dorëzojë edhe një tjetër shumë parash, ndryshe do të përballet edhe me 10 muaj burgu të tjera.

26-vjeçari shqiptar Leonard Coga u arrestua pasi policia i gjeti thasë me kanabis në shtëpi si edhe një sasi parash, të cilat sipas tij i përkisnin një grupi kriminal shqiptar në zonë, të cilët i kishin lënë aty për ruajtje dhe do t’i merrnin kur t’u duheshin. Për këtë, ai do të paguhej 160 mijë paund sipas deklaratës në polici.

Në lidhje me drogën, ai u dënua me 27 muaj burg, por kur prokuroria urdhëroi kryerjen e një hetimi financiar mbi pasurinë e tij, u zbulua se ai në fakt kishte deklaruar 38.600 paund, kurse pjesa tjetër nuk u gjet.

Sipas prokurores Olivia Beesley atij nuk iu gjet diferenca e parave që tha se do të përfitonte për ruajtjen e kanabisit, prandaj tani do të duhej t’i dorëzonte ato ose duhet të përballet edhe me 10 muaj burg të tjera.

Shqiptari ka 28 ditë kohë sipas autoriteteve që të dorëzojë këto para.

Avokati i Cogas tha se ai nuk kishte dënime të mëparshme, por kishte pësuar një lëndim të rëndë në dorë, nga ku filluan problemet e tij financiare.

“Ai mbështetej nga gruaja e tij, por më pas ajo nuk mund të punonte më për shkak të koronavirusit dhe u vu në shënjestër të grupeve kriminale që të ruante kanabisin e tyre në shtëpi”, u shpreh avokati.

“Ata nuk i kishin thënë deri sa mbërritën se çfarë do të ruante, megjithëse ai e dinte se do të ishte diçka e paligjshme. Individëve iu dha një çelës dhe ata i dërgonin mesazh kur donin të shkonin dhe ai lironte ambientet. Ai nuk ishte dikush që po luante një rol kryesor në këtë grup kriminal”, vijoi avokati.

Duke e burgosur Coga-n, gjykatësi Andreë Lockhart i tha: “Ti kishe në shtëpinë tënde 29.5 kilogramë kanabis. Kjo është një sasi e madhe. U gjetën gjithashtu edhe një sasi e madhe parash. Duket qartë se ti ke patur një rol të rendësishëm pasi e ke kthyer shtëpinë në bazë të furnizimit me drogë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.