Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.
Sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit, raporton BW.Operacioni është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe të Niklës.
Në zonë ka forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle.
