Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia italiane i sekuestron 141 milionë euro arkitektit të Putinit

21:01 / August 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arkitekti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia financiare e Breshias në Itali i ka sekuestruar 141 milionë euro ndërmjet pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme sipërmarrësit Lanfranco Cirillo, 63 vjeç, i njohur si “arkitekti i Vladimir Putinit” dhe 44 oligarkëve të tjerë rusë.

Ai akuzohet për vepra tatimore dhe fiskale. Ndër pasuritë e sekuestruara janë shtëpi luksoze, llogari bankare, para të thata, bizhuteri, art modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.

Lanfranco Cirillo punoi dhe jetoi në Rusi për 20 vjet, ku u bë i njohur dhe filloi t’u ofronte shërbimet e tij oligarkëve më të rëndësishëm deri tek presidenti Vladimir Putin (nga rrjedh edhe pseudonimi i tij).

Ai akuzohet për kontrabandë dhe deklarim të rremë, pastrim parash, vetëpastrim dhe transaksione.

Hetim i kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias u hap pas identifikimit, në zonën e Brescias, të një helikopteri të regjistruar në Rusi për të cilin nuk ishin përmbushur formalitetet doganore dhe që çuan në zbulimin e një rasti të supozuar të qëndrimit fiktiv jashtë vendit.

Arkitekti Lanfranco Cirillo është nën hetim pasi nuk kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019 (për 50 milionë euro), ndërkohë që ruante në Itali qendrën e familjes së tij, asetet dhe interesat ekonomike.

Nga të ardhurat e deklaruara nga hetuesit u konstatua edhe një zotësi trashëgimore e pajustifikuar e cila ka çuar sot në sekuestrimin e shumës 141 milionë euro.

arkitekti policia italiane sekuestrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.