Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Policia kontrolle intensive në dy akset kryesore të Tiranës, iu pezullohet patenta 13 shoferëve

08:36 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia ok 652x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë ditë së djeshme dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar me radar qarkullimin rrugor në aksin Sauk – Teg – Krrabë e anasjelltas dhe Tiranë – Vorë – Tiranë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të befasishme dhe me afat të shkurtër kohor në shumë pika të kryeqytetit me qëllim evidentimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së sotme deri në orën 23:20, janë evidentuar nga monitorimi me radar 13 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri 178 km/h, rrezik potencial për përfshirje në aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 12 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 121 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin 🚘 nën efektin e alkoolit 🥃, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 17 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.11 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin🚘 në gjendje të dehur🍺🍺🍺 dhe një që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.