Policia ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e kësaj të shtune në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës.
Në fokus janë makinat me xhamat e zinj, me qëllim shënjestrimin e personave të shpallur në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri.
Deri më tani, nuk ka raportime për persona të ndaluar.