Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia, ligji i ri: Mbështetje psikologjike për policët. Eprorët, detyrë t’i marrin armën efektivit që shfaq probleme

16:06 / March 22, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0425
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit përfshijnë për herë të parë garancinë e mbështetjes psikologjike të policëve, të cilët përballen me situata të rënda në terren. Në nenin e veçantë është parashikuar edhe tërheqja e armës së shërbimit nga eprori në momentin që konstatohet gjendje e rënduar psikologjike, për të shmangur situata të agravuara.

Ludjan Zaimi ishte një polic i rregullt, por prej kohësh bullizohej nga kolegu i tij Çaush Saliasi. Situata shkoi në një pikë që durimi dhe nervat e lëshuan, duke derdhur drejt tij lum plumbash brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë në maj 2022.

Për fat të keq në atë kohë eprorët nuk mundën të parandalojnë vrasjen tragjike, tërheqja e armës së shërbimit mund të kishte shmangur tragjedinë. Ngjarja la gjurmë në Policinë e Shtetit dhe ngriti pikëpyetje të shqetësimeve psikologjike të efektivëve dhe më në fund ka një vëmendje edhe nga ana ligjore

Për herë të parë, garantimi i mbështetjes psikologjike për blutë do të jetë i përfshirë edhe në ligj në fazë konsultimi. Aty përfshihet një nen i veçantë për mbështetjen psikologjike dhe vjen si risi. Në nenin 112 në të drejtën për mbështetje psikologjike thuhet:

“Punonjësit të policisë i ofrohet ndihmë dhe mbështetje psikologjike në rast të përjetimit të stresit dhe gjendjes së rënduar psikologjike gjatë kryerjes së detyrave policore ose pas ngjarjeve të ndodhura me pasoja në shëndetin mendor të tij”, thuhet në pr.ligj.

Në rastet e ngjashme, eprorët e policëve që shfaqin çrregullime psiko-sociale, duhet të marrin masa të menjëhershme.

“Në rastin kur konstatohet çrregullim i përkohshëm psiko-social i punonjësit të policisë, eprori, merr masa për tërheqjen e armatimit personal deri në një vlerësim të specializuar të shëndetit mendor të punonjësit”, thuhet në projektligj.

Së fundmi, një efektiv policie në Durrës i dha fund jetës brenda zyrës së tij pas një gjendjeje të rënduar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për një konflikt dhe për pasojë u përjashtua nga blutë. Deri vonë psikologët nëpër drejtoritë e policive në qarqe kanë qenë orientuar nga të arrestuarit me probleme, por në muajt e fundit, qasja ka ndryshuar dhe në vëmendje janë shtuar punonjësit e policisë, me intervista periodike të policëve aktual apo të rekrutuarit e rinj.

Shqiponjat, Rrugorja dhe Rendi, raportohet se kanë nivelin më të lartë periodik të shqetësimeve psikologjike për shkak të kontaktit e shpeshtë me qytetarët, ndërsa RENEA apo Forca Kombëtare e Sigurisë për nivelin e vështirësisë së operacioneve ku përfshihen.

Polici psikologjile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.