Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia merr masa të rrepta sigurie për vizitën e Papës në Shkup

20:37 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkup 2014 qendra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut po përgatit terrenin për ardhjen e Papës Françesku më 7 maj, me nivelin më të lartë të sigurisë. Janë vendosur rregulla të rrepta lëvizjeje për qytetarët dhe për mediat. Si asnjëherë më parë, Shkupi do të duket krejtësisht ndryshe. Qeveria nuk e shpalli ditën e ardhjes së Papës ditë jo pune, por i kufizoi qytetarët në lëvizje, si me makinë ashtu edhe në këmbë. Transporti publik do të jetë pa pagesë, përfshirë edhe treni.

Prej 6 majit në ora 17 dhe gjatë gjithë ditës më 7 maj, parkingjet do të jenë pa pagesë, por organizatorët e ardhjes lusin qytetarët që të përdorin transport publik që të mos ngarkojnë komunikacionin dhe të mos vonohen për detyrimet e tyre.

Çdo qytetar që do të hyjë brenda rripit të sigurisë që e ka krijuar ministria e brendshme, do të duhet të identifikohet me dokument personal dhe të kontrollohet nga pjesëtarët e policisë.

Në këtë rryp sigurie, qytetarët do të mund të kyçen nga nëntë hyrje. Qytetarët që do të duan të marrin pjesë në meshën e Papës në sheshin e qytetit, do të mund të hyjnë nga Gjykata Administrative, nga Hotel Meriot-i, nga kafiteria Trend, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, dhe ajo e Financave, nga Enti i Statistikave, nga Pellagonia, Porta Maqedonia dhe hyrja për në Qendrën Tregtare të Qytetit që të çon kah sheshi.

Qytetarët që do të marrin pjesë në meshë, nuk guxojnë të marrin me vete mjete shpërthyese, piroteknike, mjete që mund të lëndojnë dikë, ushqim dhe pije të vendosura në paketime metalike ose qelqi. Ka ndalesa edhe për një numër të madh llojesh të ombrellave dhe pijeve alkoolike, si dhe për pankarta dhe flamuj të mëdhenj. Organizatorët e ardhjes së Papës u kanë rekomanduar qytetarëve që të marrin pallto për shi, në vend të ombrellave.

Derisa kalon Papa, nuk lejohet të hidhet asgjë, qoftë edhe lule. Ndërsa kur Papa mban meshën, nuk është e lejuar duartrokitja.

Qytetarët gjatë këtyre ditëve mund të marrin bileta falas për të ndjekur meshën në disa lokacione në Shkup. Në pikat e biletave do të ketë edhe persona të angazhuar për t’ua shpjeguar qytetarëve rregullat e sjelljes.

masa sigurie papa shkup vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.