Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia ndalon dy autobusë të linjës Shqipëri-Greqi

21:15 / December 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 policia naten 702
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia  e Gjirokastrës ka ndaluar sot dy autobusë të linjës Shqipëri-Greqi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusët Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me “Nescafe”, qumësht pluhur, vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit në Pikën Doganore të Kakavijes.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas (shoferët e autobusëve), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 172 dhe 174 i Kodit Penal.

Në lidhje me pasagjerët që kanë qenë duke udhëtuar me këta autobusë, Policia ka njoftuar shoqëritë përkatëse të cilat dërguan autobusë të tjerë duke mundësuar transportimin e pasagjerëve drejt destinacioneve të tyre.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për shoqërimin e dy autobusëve me pasagjerë në ambientet e Policisë Gjirokastër, ju informojmë se:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ditën e sotme, në aksin rrugor Kakavijë -Gjirokastër, në pikën e kontrollit të ngritur në vendin e quajtur “Dervician”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë ligjore, kanë ndaluar 2 autobusë të linjës Tiranë-Kretë dhe Athinë-Gjirokastër. Gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontrabandë, dhe për këtë fakt u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusët Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me “Nescafe”, qumësht pluhur, vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit në Pikën Doganore të Kakavijes.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas (shoferët e autobusëve), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 172 dhe 174 i Kodit Penal.

Në lidhje me pasagjerët që kanë qenë duke udhëtuar me këta autobusë, Policia ka njoftuar shoqëritë përkatëse të cilat dërguan autobusë të tjerë duke mundësuar transportimin e pasagjerëve drejt destinacioneve të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

autobuse Greqi Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.