Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia prezanton planin e masave gjatë sezonit veror: Asnjë tolerim për ata që bëjnë parakalime të gabuara

19:00 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato nga Vlora prezantoi planin e masave gjatë sezonit veror. Nga një prej akseve më problematike gjatë verës, Rradhimë-Vlorë, Qato tha se qëllimi i planit të masave është parandalimi i aksidenteve rrugore dhe shmangia e trafikut.

Qato ka kërkuar edhe mirëkuptim të qytetarëve, ndërsa ka theksuar se masat administrative do te jene të ashpra, duke  paralajmëruar asnjë tolerim për ata që bëjnë parakalim të gabuar.

“Jemi në fillim të sezonit dhe Policia Rrugore ka marrë masat për të rritur gatishmërinë për të krijuar rrugë të sigurta për të gjithë pushuesit, për të rritur parametrat e sigurisë. Policia ka bërë një plan të plotë, që nga fillimi i sezonit dhe deri në fund në 15 shtator. Ka rritur gatishmërinë e forcave, ka maksimizuar punonjësit e policisë që të çojnë në zonat turistike”, tha Qato.

Sa i takon parandalimit te aksidenteve dhe vendosjes se gjobave, Qato tha: “Dje ishim në një forum me gjithë partnerët me sigurinë rrugore dhe fatmirësisht jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidenteve që na çon drejt mesatares së BE.

Megjithatë nuk jemi të kënaqur dhe policia ka shtuar prezencën në rrugë. Rezultati është shumë pozitiv por në duam minimizimin deri në nivelin zero të aksidenteve. Për këtë policia ka bërë një plan.

Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Pra plani është i ndarë në dy masa, për të parandaluar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun.

Nuk do të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara sepse prishin bashkëjetesën qytetare dhe shkelin kodin rrugor. Secili duhet të presë radhën”.

“Qëllimi nuk është të vendosim gjoba por ndërhyjmë në rast shkeljeje pasi mund të rrezikohet siguria”, u shpreh Qato nga Vlora.

plan masash Policia sezoni veror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.