Policia e Shtetit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet se si strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë angazhuar për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive si dhe për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë në territor.
Postimi i plotë:
Strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive; për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë në territor; për rritjen e sigurisë rrugore, si dhe për t’iu ofruar qytetarëve shërbim sa më cilësor, reagim në kohë e ndjekje me përgjegjësi e profesionalizëm, në bazë të kompetencave që i ngarkon ligji, për problematikat që adresojnë qytetarët, të cilët kërkojnë zgjidhje nga ana policore.